Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Kaçi harron që është në PD, ja çfarë iu propozon socialistëve

$
0
0

islamiIsh-ministri socialist Kastriot Islami, sot deputet i Partisë Demokratike, ka reaguar pas deklaratës së grupit parlamentar të PS lidhur me incidentin në Laç.

Kaçi duket se për pak çaste ka harruar se është në PD dhe ka bërë disa sugjerime “konstruktive” për kolegët e tij socialistë.

“Reagimi i grupit parlamentar eshte jo vetem i vonuar por edhe i pamjaftueshem… Konceptuesi, organizuesi, realizuesi dhe perfituesi i kesaj situate eshte Edi Rama. Ai eshte bere kryeminister me kontributin e tyre. Ai ka bere reformat europiane me votat e tyre. Ai ka sfiduar edhe SHBA edhe BE per cv e tyre…Rama pas gjithe kesaj lan duart duke menduar te shpetoje vete”, – shkruante Islami në Fb.

Më pas ai vinte me një propozimin për partinë ku u rrit: “Socialistet duhet te mblidhen dhe te perjashtojne “koken” e Oligarkise, Banditizmit dhe Krimit, Edi Ramen…Qytetaret duhen te mblidhen per te cmontuar dhe crrenjosur kete bande te rrezikshme…Kjo zgjidhje edhe nese vonon nuk harron!”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143