Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Zv.ministri i LSI: Koburemëdhenjtë e PS, për të balancuar ata të PD

$
0
0

selim belortajaNga Selim Belortaja

Shoh opozitën se si vrapon “të nxjerrë dhjamë” urgjent ..edhe nga ngjarja Prenga! Ok, rasti është, pra nxirrni dhjamin tuaj. Ngazëllehuni edhe nga fakti që ky lloj krapi sot “u kap” ..tek parcela tjetër!

Por, a mund të bindet kush se “rrugaçëria politike”, koburemëdhenjtë dhe horrat në shtet, janë një ..dukuri thjesht socialiste!!? Aspak! “Koburemëdhenjtë socialistë” erdhën sepse në skenë i thirri Moda, pra “nevoja për të balancuar” ..”koburemëdhenjtë e palës tjetër”!!

Kush mund ta bënte më kollaj këtë punë? ..”duar-pastërit” (lexo-duarthatët!)? “peshkopët”? “profesorat”?! Sigurisht kjo që them nuk eshte logjika ime, por duket ..ashtu qenka gjykuar! Ka 24 vjet që cubat në këtë vend, e shohin që ashtu, me atë stil, jo vetëm pasurohen, por edhe ..pre-fe-ro-hen!!

Se kuotat e tyre në politikë shkojnë po aq përpjetë sa dhe pasuritë e tyre: lart e më lart. Sa më cub ..aq më i sigurt se do t’bëhesh ..deputet! Dhe po kaq vjet ka që intelektualët janë thuajse ..jashtë loje.

Të pashpresë për sukses në politikë…! Koha për dekriminalizim..jo ka ardhur! Por ehuuu, ka kaluar me kohë…!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143