Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Zbulohet e-maili nga Komisari i Parë për militantët në administratë

$
0
0

kocoPS e Gjirokastrës ka denoncuar sot nëpërmjet disa fotografive, një e-mail që pretendohet se është dërguar nga një punonjëse e stafit të Koço Kokëdhimës brenda PS-së së Gjirokastrës.

Kryetari i PD-së në qytetin e gurtë Roland Bejko bënte denoncimin e këtij rasti duke shkruar se kjo është:

GATI GIJOTINA MBI ADMINISTRATEN PUBLIKE ME URDHER PARTIE!

( Ja se cila do te jetë detyra e re e KOÇO KOKEDHIMËS, si Komisari i Zonës së Parë Operative !

Me sa duket prandaj do suprimohet Institucioni i Prefektit, se rolin e tij do ta luaje Komisari i Partisë! E vetmja reformë e sinqertë e mazhorances)

Ky është një mail që zyra e Koço Kokedhimës, ( Bedri Spahiu i Zonës se I-rë Operative) ju ka derguar para disa ditësh të gjitha drejtorive qëndrore në nivel lokal dhe ju kerkon të dhenat e cdo punonjesi të administratës sipas tabelave bashkangjitur me qellim që të largojnë nga puna te gjithë ata qe Partia dhe shoku Koco do ti cilesojnë si të pavlefshëm, kundershtarë të rregjimit, armiq të partisë dhe të familjes politike PS-LSI dhe do të zëvendesohen me militantë të PS-LSI sipas formulës së kualicionit !

Pra, në këtë vendin tonë të “bekuar” nuk ka rëndesi nëse ka një ligj mbi administraten publike dhe nëpunësin civil që rregullon marredheniet në punë midis nëpunësve dhe institucioneve, nuk ka rëndësi se në këtë ligj janë parashikuar menyrat si behen emerimet dhe largimet, nuk ka fare rendesi se ka nje kod pune, nuk ka rendesi se ka institucione (DAP+ASPA, etj) qe e kane per detyre te rekrutojnë apo lirojne nga detyra nëpunës. JOOO! Këtu asgjë nuk vlen perveç tesërës së Partisë në pushtet dhe votës pro tyre ! Punë e madhe se shkelen ligjet ! Punë e madhe se nëpërkëmben punonjësit ! Punë e madhe se dëmtohen shërbimet ndaj qytetarit !

Madje nuk kane rendesi as detyrimet qe burojne nga Kushtetuta per nje administrate te depolitizuar, as detyrimet qe burojne nga kushtet e BE-se per nje administrate te pavarur dhe profesionale. Nuk kane rëndesi as angazhimet dhe perbetimet e “TEORICIENIT” më të madh Evropian qe eshte sot ne xhiro me keshilla dhe mesime per Evropen dhe boten mbane,joo, per ta rendesi ka te mbahet me çdo kusht e mjet PUSHTETI pavaresisht kostos per vendin, demokracinë dhe shtetin ligjor!

Ftoj mediat qe nuk kane as detyrime dhe as frike nga Edi Rama dhe klika e tij e prapagandes, ta denoncojne me force kete krim te paprecedent qe po behet sot ne vitin 2015 mbi administaten publike.

Ftoj OSBE dhe Komisionin Evropian ne Tirane, ambasadat dhe gjithe institucionet e monitorimit ne Shqiperi te reagojne sipas kopetencave.

Ky dokumenti mund t’ju duhet nderkombetareve si një provë per të vertetuar denoncimet tona, të opozites, për presionin dhe dhunën psikologjike qe mazhoranca ne pushtet beri ndaj administrates gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve lokale nen moton: OSE VOTEN, OSE HUMB VENDIN E PUNES!

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143