Përfaqësues nga Qeveria Rajonale e Kurditanit (KRG) ka marrë pjesë në një konferencë të zhvilluar nga komuniteti i Sant’Egidio-s në kryeqytetin e Shqipërisë.
Mariwan Naqshbandi, duke përfaqësuar Ministrinë e Çështjeve fetare të KRG-së, mori pjesë në konferencë ndërmjet përfaqësuesve të 56 shtetesh.
Naqshbandi i tha BasNews nga Tirana se Rajoni i Kurdistanit u trajtua si një vend i pavarur dhe përfaqësuesit morën një kartë identiteti ku shënohej “Kurdistan”.
“Pjesa tjetër e e përfaqësuesve fetarë nga Iraki u prezantuan si irakianë”, – tha ai.