Italiani me shtetësi shqiptare, Roberto Caparrotta nuk ka ngurruar t’ia shprehë plot entuziazëm përkrahjen e tij kombëtares kuqezi, e cila për fatin e tij drejtohet nga bashkëkombasi Gianni De Biasi.
I veshur me fanellën e përfaqësueses shqiptare, Caparrotta shkruante dje në profilin e tij në Facebook në shqip: “Bravo Shqiperia humbja ishte e pamerituar… Une vazhdoj te besoj!”.
Pak para fillimit të ndeshjes, ai shkruante: “Forca Shqiperiaaaa….Une besoj!”.
Roberto Caparrotta është gjithashtu anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Demokratike dhe një adhurues i njohur i Sali Berishës, të cilin ai nuk ngurron ta quajë nëpër komente të ndryshme në FB “Njeri i madh”.
Më 5 shtator italiani sulmonte qeverinë Rama, kur në një postim shkruante: “Tani eshte momenti qe KM Rama te na jape llogari se pse i zgjodhi keta njerez deputete, se perse beri keto aleanca politike, se pse sistemi i tij i perzgjedhjes ka infiltruar ne administrate vetem mostra te tilla abuzimi…..”.
Në një tjetër koment ai e shtonte dozen: “Droge..prostitucion..vrasje..korrupsion.. A eshte kjo era e shtetit? A eshte kjo rilindja qe e keni votuar? Degradim total. TURP!!!”.