Pas botimit të një interviste në mediat e sotme të deputetit demokrat të Beratit, Astrit Veliaj, kanë reaguar menjëherë drejtues lokalë të PD-së në Berat.
Namir Lapardhaja, sekretari i PD-së për Beratin e konsideron Velinë si deputet pa ide politike i cili ka vendos të lërë partinë e tij por se duhet të paktën të kthejë një përgjigje nëse “largohet nga PD për parimet e perimet”, sic thotë Lapardhaja.
Në vijim shënimi i plotë i drejtuesit lokal të PD-së në Berat, Namir Lapardhaja:
“Deputeti i PD-se se Beratit, Astrit Veliaj, ka dhene sot nje interviste tek “shqiptarja,com” rreth asaj se si duhet te ndahet PD-ja per t’u bashkuar e per te fituar me vone, duke u shkeputur nga modeli i Berishes (sic e quan ai) e duke krijuar nje model te ri me njerez vizionar si ai.
Se pari, per ata qe e njohin nga afer z. Velilaj e kane te qarte per pamundesine e tij intelektuale per te artikuluar nje ide, sado edhe te thjeshte,per modelin se si duhet te jete PD-ja e Bashes, per te qene nje force fituese.
Se dyti, ashtu si u fol edhe pak dite me pare ne media, por ashtu si del edhe gjate intervistes, z. Veliaj eshte duke u larguar “butesisht” nga grupi parlamentar i PD-se. Dhe kjo jo per arsyet qe thote zoteria gjate intervistes, por per arsye thellesisht personale dhe biznesi. Edhe kjo ne te drejten e tij. Vetem dicka ketu: meqenese z. Veliaj kritikon modelin e Berishes (duke qene nje produkt i drejtperdrejte i tij – u fut e liste ne kohen qe z.Berisha ishte kryetar i PD-se) ben mire te dorezoje mandatin e deputetit dhe ta kritikoje PD-ne si intelektual i pavarur dhe te jape kontributin e tij per krijimin e nje partie tjeter te djathte. Pse jo, te behet edhe kryetar i saj!!! Sepse z. Veliaj eshte bere deputet nen siglen e nje partie te madhe si PD-ja, dhe nuk eshte vene aty per ndonje cilesi te vecante si intelektual i kalibrit te larte,
Se treti, z. Veliaj nuk mund te dale te flase si parimor, ne nje kohe qe kur vendos te behesh pjese e nje organizmi politik, duhet t’i bindesh urdhrave te gupit persa i perket punes se perditshme, ndersa, z. Veliaj, ashtu si e pranon edhe vete gjate intervistes, ne zgjedhjet e fundit lokale nuk ka pranuar te drejtoje grupin e punes ne bashkine e Ures Vajgurore. Arsyeja? Sepse donte Beratin! Po mire ne Ure qe nuk vajti, por ne Berat pse nuk u duk asnje dite gjate fushates?
Se katerti, z. Veliaj kritikon mes rreshtave strukturat e PD-se se Beratit, ne nje kohe qe ai eshte pergjegjesi kryesor i produktit qe doli nga zgjedhjet e fundit per organizimin e partise, duke shkelur cdo udhezim te z. Basha per mosndikim, mosberje pjese dhe mosinfluencim nga asnje deputet per asnje kandidat. Ndersa z. Veliaj eshte pozicionuar ne menyre te hapur, duke ndikuar me te gjitha menyrat ne rezultatin dhe produktin e atyre zgjedhjeve.
E fundit, dikur kam pasur nje diskutim me z. Veliaj per parimet dhe rendesine e tyre ne jeten e njeriut. Z. Veliaj me force e thoshte ne ate kohe qe njeriu duhet t’u bindet parimeve, ndersa une i thashe se ne Shqiperi njerezit nisen tek Parimet dhe perfundojne tek Perimet.
Pyetja qe i drejtoj z. Deputet eshte kjo: Nga PD-ja po iken, zoteri, per Parimet apo per Perimet?”
Ndërkaq një tjetër drejtues lokal i PD, kryetari i degës së Lushnjës, Myslim Murrizi është ankuar rreth njerëzve që ende qarkullojnë pranë pD-së dhe figurave kryesore të saj. Ja cfarë shkruan ai në një postim në fb:
“Problem i madh qe vazhdon ta orientoj gabim Partine Demokratike jane njerez me te kaluar te piste tek kjo parti. Asnjehere nuk gjen radhe per te takuar kryetarin e PD Z Basha sepse ne paradhome gjen njerez qe kane mbi supe me shume se emrin e tyre prinderor. Jane ose servile qe nuk kane asnje peshe ne elektorat ose jane te urryer nder demokrate sepse ju kane sherbyer me zell sigurimit te shtetit dhe njihen tek qytetaret me dy ose tre emra te tjere perveç atyre qe kane ne pashaporte si RJEPSI ose ÇORAPJA apo Qukapiku A ose B. Servilet dhe bastardet jane te pa fytyre dhe vazhdojne te jene gjith kohen ne sherbim te eproreve te tyre. Deri kur do te vazhdoje te zbatohet katovica ne Shqiperi?”/Droni