Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Bushati: Qeveria e konsideron raportin e OSBE-së si sukses

$
0
0

bushati_3Për Qeverinë shqiptare dhe PS-në, leximi i raportit të OSBE-ODIHR-it ka qenë një tjetër sukses. Shefi i diplomacies shqiptare, Ditmir Bushati, tha sot nga selia e PS-së se, procesi zgjedhor i 21 Qershorit ka pasur përparime, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Për Qeverinë e Edi Ramës, që organizoi të parat zgjedhje pas ardhjes në pushtet, treguesit e progresit ishin të qarta.

Jo vetëm dita e zgjedhjeve ishte krejtësisht normale, sikundër edhe periudha para saj, por është përmirësuar dukshëm procesi gangrenë i zgjedhjeve, ai i numërimit, kur në raport – sipas ekzekutivit, – thuhet qartë se në 93% të vendnumërimeve nuk pati asnjë parregullsi.

“Theksoj vlerësimet që ka pasur OSBE-ODIHR për zgjedhjet e mëparshme, ku thuhej që një pjesë e mirë e procesit nëpër qendrat e numërimit nuk e kalonte klasën, ndërkohë që në këtë raport, ne nuk kemi asnjë klasifikim të tillë as sa i përket procesit zgjedhor”, – u shpreh kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati.

Vlerësimeve të opozitës se, këto ishin zgjedhjet më të këqija që prej 2003-shit, Ditmir Bushati u përgjigj duke kapërcyer një proces zgjedhor, duke shkuar tek ai i 2011-s, kur i kujtoi Lulzim Bashës sesi u zgjodh kryetar bashkie.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143