Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Veliaj: Marketet, furnizim me orar, jo më furgonë në rrugë

$
0
0

erion-veliajTregtarët, dyqanxhinjtë dhe supermarketet në veçanti në kryeqytet duhet të nisin të punojnë me planifikim nëse duan që të kenë një furnizim të vazhdueshëm me mallra.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i thotë “stop” lëvizjes së furgonave të furnizimit që gjatë gjithë orëve të ditës lëvizin poshtë e lartë nëpër rrugët dhe rrugicat e kryeqytetit, duke shkaktuar kaos, ndotje, zhurma dhe parkime dyshe e treshe.

Sipas kryebashkiakut, Erjon Veliaj, “nga kjo javë, Bashkia e Tiranës do të nxjerrë disa urdhra për të rregulluar transportin publik. Kompanitë janë tashmë të lajmëruara për faktin se nuk do të ketë furnizim të dyqaneve apo minimarketeve, gjatë orëve të ditës”.

Veliaj shtoi më tej se, çdo mëngjes shkaktohet trafik për shkak se furnizimi i marketeve bëhet në të njëjtën kohë kur familjarët nxitojnë të çojnë fëmijët në shkollë, ndaj kjo s’duhet të ndodhë më.

Duke kërkuar mirëkuptimin e sipërmarrësve,Veliaj sqaroi se “nga java tjetër, do të nxjerrim oraret fikse për ndalimin e furgonëve dhe makinave të furnizimit të qytetit gjatë orëve të mësimdhënies dhe masat e reja për ndërtimet pa leje dhe për të gjithë problematikën që kanë objektet arsimore”.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143