Ish-kryeministriu Sali Berisha ka denoncuar nëpërmjet profilit të tij në Facebook fakte të reja të kultivimit të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Shqipërisë, këto të shoqëruara edhe me foto.
Sipas Berishës këto parcela të reja shikohen nga sateliti.
“Qytetari dixhital denoncon “parcelat me kanabis në Gramëz të Thumanës, të mbrojtura nga Artur Bushi dhe i vëllai Ilir Bushi. Mu në breg të lumit, në mes të fushës…vetëm policia nuk i sheh… Janë bërë gati për korrje…”.
Artur Bushi është kryebashkiak i Krujës.
Ai është akuzuar nga opozita se ka qenë pjesë e një grupi që trafikonte drogë.