Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Pirro Lutaj: Bandit? Mua më ka nderuar Sali Berisha

$
0
0

Deputeti socialist, Pirro Lutaj, reagoi pas deklaratave të një këshilltari të Presidentit Bujar Nishani, se anëtarët socialistë të Komisionit të Sigurisë janë banditë.

“Unë bandit?! Haluçinacione që për fat të keq kanë dalë nga një zyrë e rëndësishme në Presidencën e vendit tim!! Po postoj 2 akte presidenciale dhe mandatimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, vlerësime falë punës dhe përkushtimit tim ndaj detyrave që kam kryer e vazhdoj te kryej! Pres të shikoj një reagim të Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani!” shkruan Lutaj.

Dy ditë më parë, këshilltari i Nishanit për Mbrojtjen, Piro Ahmetaj, shkroi se disa deputetë të majtë janë banditë.

“I bashkohem shqetësimit legjitim të Nderit të Kombit, Dritan Demiraj. Konfirmoj se të gjitha ligjet e reformës së mbrojtjes kanë kaluar në Kuvend me nga 72 vota nga 140 dhe shtoj se në asnjë rast në këto 23 vite demokraci nuk ka ndodhur kjo qasje sovjetësh (gjithë pushteti sovjetëve/fitimtarëve d.m.th. aleancës së kriminelëve, sigurimsave dhe qelbësirave). Konfirmoj po ashtu se në këto 72 vota pro arrogancës (nga 140 deputetë) ka qenë edhe vota e banditëve si Prenga (subjekt i këtij rasti), Frroku, Lutaj, Stërkaj, dhe 8 deputetët me rekorde kriminale dhe disa ish-ushtarakë mediokër deri në perversitet”, mësohet të ketë deklaruar Këshilltari për Mbrojtjen i Presidentit Bujar Nishani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143