Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“200 mln euro”! Një përshkrim psikologjik për Ramën

$
0
0

edi ramaNdërkohë që kryeministri Edi Rama po vizitonte sërish Gjermaninë, në Tiranë po zienin forumet.

Së pari, një raport jo dhe aq sekret i OSBE, që thotë se ai ka një pasuri prej 200 milionë eurosh.

Së dyti, pse atë nuk e pret më Angela Merkel siç bëri me kryeministrin serb para pak ditësh.

Së treti, pse nuk flet për azilantët, në një kohë kur shumë aktivistë gjermanë po kërkojnë që Shqipëria të mos cilësohet vend i sigurt origjine.

Por ndërsa rrjeti ka marrë flakë, Rama ka hapur një ekspozitë në Mynih në galerinë Kampl.

Duket se Ramës po i shijon të jetë pjesë e raportimeve të mediave perëndimore, sidomos i pëlqen ai etiketimi i kudogjendur “artist-turned-prime minister”, (artisti i kthyer në kryeministër).

Madje e përditshmja e njohur gjermane, Sueddeutsche Zeitung i bën edhe një profil psikologjik, nisur nga punimet e tij.

“Kryeministri Edi Rama duhet të jetë tip me humor, por edhe serioz, emocional sikundër edhe racional, agresiv dhe i sigurt, por edhe i ndrojtur, i trembur dhe i rezervuar”, shkruan gazeta.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143