Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Mesila Doda: Kosova e Shqipëria të mbështesin Asocacionin e Preshevës

$
0
0

mesilaNga Mesila Doda

Sot u krijua në Luginën e Preshevës, Asociacioni i Komunave Shqiptare.

Krijimi I këtij institucioni, është padyshim një lajm I mirë që shpall fillimin e punës së një organizmi te bashkuar, që do ndihmojë dhe fuqizoje shqiptarët e Luginës për të forcuar rolin e tyre dhe përmirsimin e kushteve ekonomike, politike e sociale.

Gjithashtu, vlersoj se pas krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, nuk ka asnjë arsye për të kundërshtuar apo për të reaguar me një gjuhë të dhunshme, vulgare e kërcënuese si ajo e përdorur nga Ministri I jashtëm serb Ivica Dacic, I cili duket se akoma nuk ka nxënë kodet dhe gjuhën moderne të komunikimit dhe parimet demokratike, gjithpërfshirse e tolerante të shekullit tonë.

Pres qe ky institucion I ri I Komunave te Luginës të mbështetet fort dhe qartë nga dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, të cilët kanë detyrim Kushtetues dhe jetik, mirëqënien e bashkombasve tanë kudo ku ata jetojnë.

Duke i uruar suksese, Asociacionit të Komunave Shqiptare të Luginës së Preshevës, shpresoj dhe uroj në një punë dhe mbështetje konkrete për ta nga gjithë krerët e politikës shqiptare, të cilët duhet të shkojnë përtej vizitave të kortezisë në rajon dhe mes veti, të tejkalojnë deklaratat thjesht mediatike dhe të nxisin arritjen e rezultateve konkrete për përmirsimin e jetës së shqiptarve kudo ku ata banojnë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143