Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Pritje madhështore: Ja si e respektuan “liderin e Ballkanit”

$
0
0

Pas vizitës së tij të radhës në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka postuar një album fotografik, ku dëshmohet pritja madhështore që i është rezervuar.

“Gjatë vizitës zyrtare në Mynih për të çuar më tej projektet e përbashkëta të nisura në fushën e arsimit profesional; për të konkretizuar me nisma konrete potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit që ekziston mes Shqipërisë e Bavarisë edhe në fusha të tjera; si edhe për perspektivën Europiane të Shqipërisë e cila sot gjen mbështetjen e plotë të partnerit tonë strategjik, Gjermanisë”, – shkruante Rama në Facebook.

“Lideri i Ballkanit” nuk ka përmendur asnjë fjalë lidhur me azilkërkuesit, që është arsyeja kryesore përse ai po thërritet kaq shpesh në vendin kryesor të BE-së, ku po e marrin me të mira që t’i japë zgjidhje fenomenit.

rama1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143