Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Pogradeci, Kapri: Ish-kryebashkiaku, 4.7 mld lekë gropë

$
0
0

kapriNga Eduart Kapri

Sot bëmë bilancin 1 mujor të punës në Bashkinë e Pogradecit dhe pas një kontrolli të hollësishëm të situatës financiare rezulton se ka një borxh dhe shpërdorim të madh të detyrës nga ish kryebashkiaku. Gropa financiare shkon në rreth 4.7 miliardë lekë të vjetra dhe së bashku me njësitë e reja administrative shkon në 5.4 miliardë lekë. Kjo situatë dramatike na u la trashëgimi nga Artan Shkëmbi që sot është emëruar në krye të Agjensisë për Pushtetin Vendor.

Në javët në vijim do të bëjmë me dije çdo zë problematik dhe shpërdorimet e detyrës ku secili do të mbajë përgjegjësitë e tij. Qytetarët e Pogradecit nuk duhet të paguajnë papërgjegjshmërinë e ish funksionarëve. Në këtë situatë duhet të ndërhyjë edhe qeveria në mënyrë që të mos rëndojë këtë borxh ndaj pogradecarëve të varfër. Ne do të vazhdojmë detyrën tonë për të nxjerrë bashkinë nga kjo situatë e vështirë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143