LSI-ja është e pakënaqur me strukturat e Partisë Socialiste në bashkinë e Dibrës pas zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, ku këta të fundit dolën fitues.
Kreu i LSI-së së Dibrës, Beqir Bici, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij duke thënë se: “PS-ja nuk na ka dhënë asnjë post drejtues pas zgjedhjeve të qershorit në këtë bashki, ose njësi administrative për të drejtuar”.
Sipas Bicit, “kryebashkiaku i ri socialist pasi mori postin i ka anashkaluar LSI-stët, ani pse kontribut në këtë fitore dhamë edhe ne”.
Por i menjëherëshëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut socialist Xhelili, i cili ka thënë se, “administratorët e njësive bashkiake nuk janë poste politike, por janë zgjedhur në bazë të kontributeve, por LSI-së mund t’i lihet posti i Kreut të Qarkut”.