Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Enver Hoxha në Pezë, reagojnë “gratë e hekurta” të PD-së

$
0
0

bregu-topalliDeputetet e Partisë Demokratike Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli kanë reaguar ashpër dhe me zemëratë të lartë për shfaqjen e figurës së Enver Hoxhës nga ana e disa pensionistëve nostalgjikë, gjatë ceremonisë së organizuar nga bashkia e Tiranës në Pezë.

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu shkruante në profilin e saj në FB:

Po c’eshte kjo ironi apo karshillek me tersellime me qurravitje malli per Enver Hoxhen?!

Po kujt i behet hare shpirti qe historia jone shembullore me vllavrasje komuniste te behet “Recreational #ShifnanPeze me fantazmat e komunizmit”,cdo 16 shtator?!

Propozuan e votuan ligjin e lustracionit keta qe bejne Recreational, #ShifnanPeze .

E quajten “deshmi te kurajos politike, mosnenshtrim ndaj se liges,respektim te se drejtes se cdo viktime te diktatures per te njohur te verteten,per te hetuar cdo aspekt te dhunimit..” etj, etj.

Urdhero!

Recreational Marketing Dictatorship!

Edhe më i egër qe reagimi i ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli:

Me protokoll shteteror ceta e Rames reabiliton kriminelin Enver Hoxha!

Per te gjithe ato qe ende cuditen!

Te shoqeruar nga cunat e Policise se Shtetit per mbarevajtjen e festes , me foto te ” udheheqesit te madh “Enver Hoxha, te cilesuar nga Keshilli i Europes -Hitleri shqiptar, me flamuj me cekan e yll, me veshjet ushtarake te “popullit “ushtar,me kenget komuniste

” Bashkohuni shoke me ne ne ceta!” ,nen tingujt e te cileve benin vllavrasje.

Me protokoll shteteror Eri i Edit ( ose gjenerata e re, sic i thojne vehtes) per te disaten here ne keto 2 vite me parate e taksapaguesve shqiptare po reabiliton armikun me te madh te shqiptareve , diktatorin Hoxha dhe diktaturen!

Per te gjithe ato qe cuditen se kjo ndodh ne Shqiperine e Natos te vitit 2015 dhe jo te 1945!!

Boll mbetet duke u cudit!

Levizni per dinjitetin tuaj!

Ngrihuni nese vertet besoni ne demokraci!

Cohuni nese nuk keni buke te hani!

Protestoni nese iu poshterojne!

Mos pranoni te perfaqesoheni me nga kriminele dhe te korruptuar!

Bejeni vete! Organizojuni!

Mos pranoni teatrot politike ne tv!

Dilni zot vehtes!

Mos ikni nga Shqiperia! Ky vend mund te behet! Ka njerez te ndershem pa fund ky vend!

Ka shqiptare qe e duan kete vend!

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143