Sot ne mengjes lexova se keshilltari ushtarak i presidentit kishte hapur prape zjarr nga frengjia e presidences me mitrolozin e budallallekut. Ndersa Nishani kishte deklaruar se nuk mban pergjegjesi.
Qe Pirro nuk mbush mire, mjafton qe nje kursant i psikiatrise te lexoje nje pasazh nga shkrimet e tij, dhe te kerkoje izolimin.
Por presidenca edhe ne paste kete nivel prej kapterri te dehur, nuk duhet te na vertetoje me zor se aty kane te gjithe mend e Pirros. Eshte e padegjuar qe nje person, posti i te cilit eshte thellesisht diskret dhe ne hije, te perzihet ne kete fare feje ne politike.
Ne nje vit e ca qe kam punuar tek mbrojtja, kam pare qe ushtria ka shume oficere elegante dhe te elaboruar, qe ky zorzop i turperon.