Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

E pakënaqur nga OSBE edhe në opozitë (dhe një skandal i Bushatit)

$
0
0

ditmir bushatiPas publikimit të një raporti konfidencial të OSBE, ku thuhet se pasuria e kryeministrit Edi Rama shkon në 200 milionë euro, ujërat janë trazuar shumë.

Ka raportime dhe spekulime se qeveria po përgatit largimin e prezencës së OSBE nga Shqipëria pas këtij raporti.

Por Partia Socialiste duket se nuk i ka pasur marrëdhëniet e mira me OSBE-në edhe gjatë kohës kur ishte në opozitë.

Edhe pse nuk pati ndonjëherë përplasje publike, mediat e majta pranë PS i sulmonin shumë ashpër ish-ambasadorët përpara Florian Raunig- kreut aktual të OSBE.

Sidomos në syrin e tyre ishte Eugen Volfart.

Zemërimi i opozitës në atë kohë buronte nga fakti se OSBE nuk ishte më e ashpër sidomos për çështjen e abuzimeve në zgjedhje.

Ndërkohë tani zemërimi i PS në pushtet është i ndryshëm.

Nga ana tjetër, OSBE ka vazhduar të prodhojë raporte të kujdesshme për zgjedhjet në Shqipëri.

Kështu bëri edhe për zgjedhjet e këtij viti.

Megjithëse disa eurodeputetë thanë se këto nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme, raporti i OSBE ishte si gjithmonë me fjalë të përzgjedhura mirë.

Por opozita aktuale nuk duket aq e mërzitur, pasi raporti konfidencial për pasuritë dhe lidhjet e krimit me pushtetarët po i leverdis më shumë.

Ndërkohë në ditën që u publikua një letër e Ministrisë së Jashtme, ku u kërkohet ministrive që të reduktojnë punën me OSBE-në, vjen edhe një tjetër lajm.

Sipas Panoramës, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shkarkuar ambasadorin tonë në OSBE, Spiro Koçi.

Gazeta thekson se ky është një skandal, pasi Koçi është shkarkaur pa dekret, ndërkohë që Bushati ka marrë kështu kompetencat e presidentit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143