Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Basha shkeli statutin e partisë me emërimet

$
0
0

lulzim bashaLulzim Basha riktheu në drejtimin e PD dy nga kandidatët humbës në zgjedhjet lokale.

Enkelejd Alibeaj u komandua në krye të Departamentit të Sigurisë, kurse Ardian Turku në krye të Departamentit të Pushtetit vendor.

Alibeaj ishte kandidat për Bashkinë e Fierit, kurse Turku për Bashkinë e Tiranës.

Por duket se kjo zgjedhje është bërë në shkelje të statutit, që përcakton se krerët e departamenteve zgjidhen me votë nga Këshilli Kombëtar.

I pyetur për këtë çështje nga Shqip, nënkryetari i PD, Edmond Spaho thotë se emërimi i tyre u bë pasi nuk kishte drejtues në departamente.

“Kur të mblidhet Këshilli Kombëtar, mund të konfirmohen me votë,” tha Spaho.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143