Ndërkohë që mediat vazhdojnë të publikojnë lajme që dalin nga deklaratat e ish-truprojës së Sali Berishës, në debatin e ndezur online nëse Sali Berisha ka përdorur apo jo makinën e Mirit të Xhikes, ka ndërhyrë edhe Namik Dokle.
Ja çfarë shkruan në FB deputeti socialist: “Lexoj sot ne media nje fakt: Sali Berisha ka perdorur per shtate vjet nje makine te blinduar, te dhuruar nga i ashtuquajturi Miri i Xhikes.
O cfare mashtruesi!
Diten e vrasjes se ketij Mirit, rastisem ne nje dreke zyrtare, ne nje qytet te vogel afer Strasburgut dhe Berisha po urdheronte dike ne telefon:” Shiko… degjo… mbani shenim emrat e socialisteve qe do te shkojne ne varrim… nxirrini ne gazete si te korruptuar… te lidhur me krimin… degjo… shiko…”