Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, është takuar gjatë ditës së sotme me kryeministrin Rama dhe Presidentin Nishani.
Më pas në axhendën e diplomatit të Uashingtonit është një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Nuk bëhen të ditura detaje nga bisedat e ambasadorit Lu me drejtuesit e shtetit shqiptar, por mendohet se pjesëmarrja e shefit të qeverisë dhe fjala e tij në forumin e liderëve botërore në Nju Jork, ka qenë në fokus të takimeve.
Po kështu vizitat e diplomatit amerikan, vijnë në një kohë, kur çështja e dekriminalizimit, është me aktuale se kurrë në politikën shqiptare.