Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Jep dorëheqje Ahmetaj: U kthye ligji i agjitacionit

$
0
0

piro ahmetajGjithçka nisi me një status në Facebook.

Këshilltari për Mbrojtjen pranë kreut të Shtetit, Piro Ahmetaj, sulmoi ashpër deputetët e majtë në Komisionin e Sigurisë.

Sipas Ahmetajt, ky është manipulim pasi i kanë vjedhur fjalëkalimin.

Megjithatë beteja vazhdoi dhe deputetët e majtë kërcënuan se do i nxjerrin Ahmetajt pseudonimin si spiun i Sigurimit.

Këtë kërcënim e bëri deputeti Arben Çuko.

Më pas ishte Spartak Braho që tha se pseudonimi i Ahmetajt është “Shkodrani”.

Kjo i acaroi akoma më shumë gjërat.

Ahmetaj tha se Çuko është një pinjoll i një bllokmeneje-kooperativiste.

Megjithatë mësohet se Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen.

Kreu i shtetit ka firmosur lirimin e tij.

Vetë Ahmetaj tha për Panoramën se kështu u kthye ligji i agjitacionit.

“Jam i zhgënjyer nga të gjithë deri në kockë,” tha ai.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143