Të bllokosh një arterie të rëndësishme si Unaza e Vogël në Tiranë, është e mjaftueshëm për të krijuar një efekt zinxhir me pasoja të tmerrshme në trafik.
Shumë qytetarë janë detyruar të qëndrojnë me makina në trafik në akset e tjera, ndërsa Bashkia kishte paralajmëruar ditën pa makina.
Shumë qytetarë nga rrethet kanë vendosur të shtyjnë planet e tyre për ditët e tjera.
Ndërkohë trafiku ka sjellë edhe zemërim online.
“Miq qeverisës dhe njekohesisht administratoret tane, une e di qe vdisni per pak oksident, dhe te dukeni pak te gdhendur. Por keto dite si puna e kesaj ndalimit te makinave, oksidentii i ben te dielave, kur mundesia qe te dukemi ekologjiste, nuk na prish punen e mbijeteses se perditeshme. Kuptove Lefteeeeeeer. Mos merr mend e Erionit”, shkruan gazetari Dritan Hila.
Po ashtu në rrjet ka pasur kritika për faktin se shumë fëmijë shkollash janë detyruar të lënë mësimin për të dalë në këtë manifestim të ditës pa makina.
Megjithatë ka pasur shumë qytetarë që janë ndjerë mirë në këtë ditë.
Në rrjetet sociale ka pasur edhe vlerësime për nismën e ndërgjegjësimit, por qytetarët kërkohet që të investohet më shumë në rrugë e lulishte, për të mundësuar që trafiku të lehtësohet.
Ndërkohë Ermiri dhe Ada kanë zgjedhur pikërisht 22 shtatorin për të lidhur kurorë në ditën pa makina, në një ceremoni solemne në sheshin “Skënderbej”, ndërsa kryetari i Bashkisë Veliaj ishte ai që celebroi martesën e çiftit, që me siguri do të mbahet mend gjatë.
Pasi shkëmbyen unazat, nuk mund të mos mungonte dhe një foto mes çiftit, dëshmitarëve dhe kryebashkiakut.
Në mbyllje dhe një xhiro mbi biçikleta.
Edhe kryeministri Edi Rama zgjodhi që të dilte në këmbë sot në qendër të qytetit.
Shefi i qeverisë shqiptare është fotografuar nga gazetarët e Shqiptarja.com teksa ka ardhur në këmbë në ambientet e Hotel “Tirana”, për të marrë pjesë në forumin “Të rinjtë investitorë”.