Sa herë i është dashur të përballet me skandalet që lidhen me deputetët e përzgjedhur prej tij, Edi Rama ka përsëritur atë fjalinë që thuhet shpesh: Le të flasë drejtësia!
Por pyetja që lind vazhdimisht është: Sa beson Edi Rama tek drejtësia shqiptare?
A beson se ajo mund të gjykojë ministrat e tij apo zyrtarët e lartë?
Duke folur për një emision shumë të ndjekur të Deutsche Welle, të titulluar “Conflict Zone” (Zona e konfliktit), Rama flet edhe për drejtësinë shqiptare.
“Shqipëria nuk ka vetëm gjyqtarë të korruptuar, ne kemi një gjyqësor tërësisht të korruptuar, që operon si një kompani fitimprurëse,” tha Rama për gazetarin britanik Tim Sebastian.
Gjatë kësaj interviste, Rama përsëriti se Europa ka nevojë për shtetet e Ballkanit, njësoj siç shtetet e Ballkanit kanë nevojë për Europën.
Sipas tij, fantazmat e së shkuarës mund të rrezikojnë rajonin.