Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

A është LSI nën sulm edhe nga PD, edhe nga PS?

$
0
0

rama e bashaZgjedhja e kryetarit të Këshillit të Qarkut në Gjirokastër ka rikthyer edhe njëherë debatin nëse mes PS dhe LSI ka një çarje, e cila nis në bazë dhe vjen deri lart.

PS e Gjirokastrës akuzoi LSI-në se shkeli marrëveshjen për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut.

Vetë LSI thotë se në fakt kishin një marrëveshje, por për një kandidat konsensual.

Në të vërtetë, në garë u futën dy socialistë, njëri i vetëshpallur dhe një tjetër i kandiduar nga PS. Ky i fundit, Armand Hila, arriti të fitojë.

Deputeti i Gjirokastrës, Vangjel Tavo thotë se LSI nuk ka pse përfshihet në këtë debeat.

“Nuk ka pasur kandidatë për këshillin e qarkut nga LSI. Të dy kandidatët kanë qenë këshilltarë të PS-së. Kështu që kushdo që përpiqet që problemin që ka brenda PS ta eksportojë drejt LSI-së, bën shumë gabim, sepse LSI shquhet për mbajtjen e fjalës. Ajo që nuhas si politikan i vjetër është se kjo po bëhet për të nxjerrë jashtë vetes problemet e PS-së në Gjirokastër,” tha Tavo për GSH.

Megjithatë LSI duket se është në shënjestër jo vetëm nga aleati aktual, por edhe nga ish-aleati, Partia Demokratike.

Sipas gazetës Sot, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka udhëzuar deputetët në mbledhjen e grupit që të shtojnë sulmet ndaj Ilir Metës.

Në fjalën e tij, Basha nuk e kurseu sërish Metën, ndërsa tha se skandalet e tjera duket sikur po e lënë në hije atë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143