Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Batutat pa mikrofon! Paloka-Ramës: Unë ha përshesh, ti ha…

$
0
0

paloka kuvendEdhe këtë herë nuk mund të mungonin sërish batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, njësoj si seancën e shkuar të Kuvendit.

Debati pa mikrofon në Parlament

Edi Rama: Kështu siç e keni nisur, besoj vërtet se nuk keni parë gjë akoma e çfarë nuk do shihni në këtë parlament.

Edi Paloka: Atë e besojmë dhe ne.

Asllan Dogjani: Lëri llogjet. Mbaj fjalën që u ke dhënë shqiptarëve për rilindje ekonomike.

Taulant Balla: Ulu ti, ulu.

Asllan Dogjani: Mos më thuaj ti ulu.

Edi Rama: Ti Asllan, me atë emër që ke ik dhe apliko për nënshtetësi gjermane.

Asllan Dogjani: Jam krenar për emrin tim.

Edi Rama: Është e lehtë të kthehesh nga shqiptar në gjerman. Sidomos kush ka ikur nga PS tek PD, e ka të thjeshtë këtë punën e shtetetësisë.

Sali Berisha: Vazhdo punën, lëri fjalët.

Edi Paloka: Ka filluar fushatën ky.

Edi Rama: Me ty besoj e mbylla herën e fundit me përsheshin. Nuk di sa e ke kohën sot. Sa përshesh do hash në darkë.

Edi Paloka: Unë përshesh… po ti ha atë…. atë që e dinë të gjithë që e ha përditë.

Edi Rama: Përshesh me garuzhde të madhe madje, se jeni dy në një tenxhere.

Edi Paloka: Ty të duhet të ndihmosh veten kur arrin në shtëpi…

Asllan Dogjani- Valentina Leskajt: Kam një kërkesë.

Edi Rama- Dogjanit: Ti ik në ambasadë gjermane. Atje bëji kërkesat, jo këtu.

Asllan Dogjani- Ramës: Ik ti në Gjermani se mbase të pranojnë se ke emër abstrakt.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143