Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Tahiri komenton shitjen e AA003GB

$
0
0

saimir tahiriPas përfundimit të programit suedezo shqiptar per policimin ne komunitet, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli dhe per automjetin e tij per te cilin opozita e ka akuzuar se është përdorur ne trafiqe droge.

I pyetur nga gazetaret, Tahiri tha se çdo dokument është depozituar ne ILDKP.

Opozita akuzon Ministrin e Brendshëm se nuk e ka shitur automjetin tip audi, i cili po përdoret për transportimin e drogës.

Akuzat Tahiri i ka mohuar duke thënë se makinën e ka shitur dhe nuk e disponon më ai, por emri figuron në sistem, pasi përmbarimi ia kishte bllokuar për shkak të një gjobe që duhej të paguante për një gjyq të humbur me Shkëlzen dhe Argita Berishën.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143