Në media janë përfolur shpesh zyrtarë të lartë shtetërorë e politikanë që shpenzojnë shumë për veshje, makina luksoze dhe orë të shtrenjta.
Një ndër ta është natyrisht edhe kryeministri Rama, kravatat dhe kostumet e të cilit kushtojnë shumë.
Por edhe në nivel drejtorësh nëpër ministri ka nga ata që mbajnë aksesorë të shtrenjtë sipër. I tillë është edhe Ergys Agasi, djali i ish-deputetit të të PS-së, Bardhyl Agasi.
Ai mban në dorë një orë të shtrenjtë të markës “Rolex”, që vlerësohet me një çmim rreth 18 mijë dollarë.
Ergys Agasi është drejtor në Ministrinë e Mjedisit dhe pjesë e LSI-së./Lapsi.al