“Këtë vjeshtë, mbill një pemë në lagjen tënde. Nisëm mbjelljet masive të pemëve sot! Përqafo nismën tonë, mbill një pemë, në kujtim të dikujt që nuk është më apo për gëzim të dikujt që sapo lindi.”
Kështu shkruante kryebashkiaku i Tiranës Erion veliaj në Facebook, duke risjellë nismën “një qytetar një pemë” të Edi Ramës në kohën kur ishte kryebashkiak i metropolit.
Ashtu sikurse me kabinat e banjove publike, të cilat nuk u vendosën atje ku njerëziot shkojnë më shp[esh për të urinuar, por në vende të dukshme si Pallati i Kongreseve apo Piramida, ku askush nuk shkon për të urinuar, edhe mbjellja e pemëve u bë atje ku ëhstë më e dukshme, pra në qendër të Tiranës dhe jo atje ku mungon gjelbërimi.
Për shembull, kodra e digës së Liqenit Artificial mund të ishte shumë e përshtatshme për t’u mbjellë me pisha dhe për t’i dhënë frymëmarrje zonës.
Gjithashtu edhe parkingjet në zonën e gropës së madhe të lënë pezull te Liqeni është mirë të kthehen në lulishte për qytetarët, përpara se dikush tjetër t’i zaptojë për sheshe pallatesh.