Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ceremonia e fshehtë: Rama i jep dekoratën e mirënjohjes SHISH-it!

$
0
0

vishoVetëm pak ditë para se kryeministri Rama të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka bërë një gjest që para disa kohësh askush nuk do ta mendonte. Abc news ka mëuar se në një ceremoni larg syve të medias, kryeministri i ka dhënë medaljen e mirënjohjes Shërbimit Informativ të Shtetit. Ceremonia ku nderohet institucioni që ka qenë objekt i herëpashershëm i sulmeve të qeverisë, është kryer në prani të ambasadorit amerikan në Tiranë.

Më 22 shtator kryeministri, Edi Rama, ka dekoruar Shërbimin Informativ Shtetëror me medaljen e Mirënjohjes për rezultatet në luftën antiterror.

Burime të sigurta konfirmuan për Abc ne2s se dekorimi është bërë në prani të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejtuesve të shërbimit amerikan në Shqipëri, ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë.

Burimet pohuan se medalja e Mirënjohjes u akordua pasi në vijimësi ka një bashkëpunim të mirë mes insitucioneve ligjzbatuese dhe ministrisë.

Interesant është fakti që vetë kryeministri që ka dorëzuar medaljen tek Visho Ajazi Lika ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike.

Bëhet fjalë në fakt për dekorimin e një institcioni të cilin herë pas here kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e kanë kritikuar ashpër si mosbashkëpunues dhe përgjegjës për çfarë ndodhte në vend.

Dekorimi i 22 shtatorit do kishte qenë një ndjesë publike për Shërbimin Informativ të Shtetit. Por megjithatë publike apo jo, ndjesa erdhi përmes ceremonisë së heshtur vetëm pak ditë para se kryeministri Edi Rama të  nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ABC


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143