Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PD, letër Metës për dekriminalizimin

$
0
0

bylyDemokratët i janë drejtuar Ilir Metës me shqetësimin për reformën ligjore të dekriminalizimit. Në një shkresë drejtuar kreut të Kuvendit, Oerd Bylykbashi shkruan se: “Komisioni i Posaçëm për dekriminalizimin, ngritur mbi marrëveshjen e partive të mëdha, po anashkalohet”.

Sipas deputetit demokrat, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Dekriminalizimin, në programin e punës dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit, si struktura përgjegjëse për ndryshimet kushtetuese dhe hartimin e ligjit të dekriminalizimit janë përcaktuar Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve.

Për demokratët, kjo bën nul komisionin e ngritur dhe shkel marrëveshjen e 24 dhjetorit.

Ndaj, Selia Blu i kërkon Ilir Metës të heqë nga përgjegjësia e ndryshimeve ligjore këto dy struktura parlamentare, që do të kishin detyrimin e hartimit të drafteve për dekriminalizimin vetëm në rast se nuk do të kishte një strukturë të posaçme parlamentare, siç është komisioni i ngritur pikërisht për këtë çështje.

Nga ana tjetër, përfaqësues të mazhorancës, të kontaktuar nga “Top Channel”, mohojnë anashkalimin e komisionit. Sipas tyre, ndryshimet kushtetuese janë të detyrueshme të kalojnë në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Rregullores dhe Mandateve.

Ky është hapi i parë që do të mundësojë hartimin e paketës së plotë ligjore për dekriminalizimin.

Me futjen e tyre në kalendarin e punimeve dhe programin e Kuvendit, në të kundërt nga pretendimi i demokratëve, po tregohet gadishmëria për të ecur shpejt me këtë proces, thonë socialistët.

Ata shtojnë se komisionit të posaçëm nuk i është hequr asnjë detyrim për të hartuar legjislacionin që do të pengojë personat me rekorde kriminale të marrin poste politike.

Letra e Bylykbashit vjen vetëm pak javë pasi palët shpallën arritjen e konsensusit në Konferencën e Kryetarëve, që për çdo mosmarrëveshje për përmbajtjen e draftit të dekriminalizimit zgjidhja do të jenë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ndërsa u shua ky debat për përmbajtjen, palët po ngrenë tani shqetësimin e anës proceduriale, atë se si dhe ku do të bëhen ndryshimet ligjore./Top Channel/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143