Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PD: Edi Rama, miliarda të tjera për ndërtuesin e tij fitues

$
0
0

Luciano-Boci-6-tetor-847x477-1Tjetër denoncim ka ardhur nga Selia Blu, ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Luciano Boçi tha se, “Edi Rama vazhdon të ndajë pako të reja 5 miliardë lekëshe, për ndërtuesin e sarajeve të tij, kur ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim për korrupsionin me paratë e OSHEE, paratë e gjakut të shqiptarëve, para që i mori Carapuli i tij edhe pse me ofertën më të lartë”.

Sipas tij, “korrupsioni me tenderat për ndërtim godinash, ku fituesi është i paracaktuar dhe është Carapuli i tij, po shfaqen gjithandej.

Ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, paraqet ofertën më të lartë, mundësisht aq sa është fondi limit, dhe shpallet fitues.

Edhe më skandaloze është çështja, kur fondi i vënë në dispozicion për ndërtuesin e Ramës zmadhohet e fryhet në mënyrë që fitimi i tij të jetë i majmë.

Kjo ka ndodhur me tenderat e Ministrisë së Arsimit.

Mund ta shihni në dokumentin në ekran, ku fitues shpallet pikërisht Eurocol, pra carapuli i Ramës, dhe skualifikohen të gjithë ofertuesit e tjerë me vlera shumë më të vogla. Ndërsa ndërtuesi i Ramës ofron 99.2 përqind të fondit limit”.

“Shihni pra këtu diferencën e fituesit të paracaktuar, me garuesit e tjerë. Ofertuesit e tjerë dalin me shuma më të ulëta, shumë më të ulëta, nga 4 miliardë e 800 milionë, deri në 4 miliardë lekë.

Në fund, tenderi i shkon carapulit, që hyn në garë me 5 miliardë lekë, me ofertën më të lartë nga të gjithë.

Por rasti më ekzemplar është ai i OSHEE.

Siç tregojnë të dhënat, OSHEE ka vënë në shërbim të mikut të Edi Ramës, ndërtuesin e sarajeve të tij në Surrel, gati dyfishin e shumës që nevojitet për punën.

Këtë e vërteton ofertuesi i dytë, i skualifikuar, i cili merr përsipër të kryejë rikonstruksionin me shumën 3 miliardë e 800 milionë lekë, por kryehajduti i OSHEE ka ndarë që në fillim 5 miliardë lekë për këtë aferë.

5 miliardë lekë të marra me kërbaç, me burg, e që u kanë kushtuar jetën shumë bashkqytetarëve tanë.

Pikërisht, kjo shumë e madhe, i jepet fituesit të paracaktuar, mikut të Edi Ramës, i cili ka bërë ofertën me 740 milionë lekë më të lartë se subjekti i skualifikuar.

Ky është një korrupsion i neveritshëm, zhvajtje e parave të qytetarëve për tia dhënë ndërtuesit personal të Edi Ramës.

Qytetarët, që po dhunohen çdo ditë për një kupton, që përfundojnë në burg e në errësirë nga OSHEE e bandat e tjera të qeverisë, po shohin se çfarë ndodh me paratë e tyre, me taksat e tyre.

Ato trajtohen si plaçkë e ndahen sipas interesave të Edi Ramës, i cili vendos për çdo tender, duke përcaktuar në fillim fituesin.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këto raste skandaloze të shkeljes së ligjit dhe procedurave në tendera, këto raste të pastra të korrupsionit kur paratë publike shkojnë gjithnjë tek miku i Edi Ramës, i njohur botërisht si ndërtuesi i sarajeve të tij në Surrel”,- tha në konferencën për mediat, deputeti demokrat, Luçiano Boçi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143