Me sa duket lajmet e përcjella sot në media lidhur me ndërhyrjen e Mesila Dodës në sherrin mes Gjergjk Lekës dhe Lindita Theodhorit, e kanë detyruar deputeten që të bëjë një sqarim.
Ndoshta për të mbuluar disi edhe afrimin e saj të dukshëm me mazhorancën, Mesila Doda shkruan në profilinn e saj në Facebook:
Të dashur gazetar, mos ja fusni kot!!!
Shpjegim i detyruar për disa Tituj Manipulativë në portale ndaj shenimit tim.
Meqënëse media i jep lirine vetes te vere titujt qe dëshiron, mjaft te terheq vemendjen nga thelbi i çeshtjes qe une trajtoj, detyrohem te rijap nje shpjegim publik…
Nese juve ju intereson qe une te merrem me nje ceshtje te caktuar qofte edhe kjo absolutisht e drejte sic eshte reagimi i nje zonje ndaj ish-kolegut te saj, kjo eshte thjesht puna juaj…Thelbi dhe shqetesimi i statusit tim i cili nis nga kontradita mes dy ish-kolegesh te artit, eshte krejt tjeter dhe ka te beje me gjuhen dhe fjalorin rrugaç qe burrat e politikes, ata qe konsiderohen si simbol i pushtetit dhe modeli etik qe shoqeria duhet te kete, hedhin ndaj kolegeve te tyre. Thene troç… titujve qe fillojne me Gjergj Leka, fjalor langaraqi, zevendesojeni me emrat e vertete qe une akuzoj dhe po i riperseris…
Jane kryeministra, deputete e ministra qe gjejne gjuhen vulgare e fyese per te goditur koleget e tyre. Thene ndryshe..Kryeministri, fjalor langaraqi… Deputeti, fjalor langaraqi, Ministri, po ashtu fjalor rrugaci… Emrat i keni para syve çdo te enjte, ne te gjitha krahet…