Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

A je multimiliarder nëse ke një Jaguar?

$
0
0

majlindaVendimi i qeverisë për të marrë 29 makina Jaguar për qeverinë dhe institucione të tjera të shtetit, ka shkaktuar shumë debat në politikë dhe në rrjetet sociale.

Makinat Jaguar vlerësohen si makina të shtrenjta, por për Sali Berishën ato janë makina për multimiliarderë.

“Vendimi korruptiv i qeverisë së pakallur për të blerë në vend të ambulancave pa tender tek miku për kokë i Edi Ramës, Papuli, pa asnjë nevojë nga një Jaguar për ministër, makinë kjo ndër më luksozet dhe më të kushtueshmet në botë, makinë e multimiliarderëve dhe sheikëve arabë, ngjason me dëshirën e fundit të atij që ka vjedhur gjithë karrierën e tij qeveritare,” shkruan Berisha në FB.

Megjithatë një ish-ministrja e tij, Majlinda Bregu, u fotografua para disa kohësh me një Jaguar.

Vetë Bregu tha se nuk e ka blerë edhe aq shtrenjtë makinën.

Por meqë debati për makinat është gjithmonë kaq i ndjeshëm në publik, qeveria ka bërë sqarimin e saj se nuk do i blejë makinat, por do i marrë me qira.

“Sot, në shërbim të Këshillit të Ministrave janë në dispozicion 22 autovetura, kostoja e mirëmbajtjes së të cilave është 636,392 Euro në vit, ose 2,545,571 Euro për një periudhë katër vjeçare, duke përllogaritur këtu edhe vlerën e amortizimit të automjeteve. Marrja me qira (leasing) e një numri të njëjtë makinash, kushton 494,520 Euro në vit, ose 1,978,080 Euro për një periudhe katër vjeçare. Shteti shqiptar kursen 141,872 Euro në vit, ose 567,491 Euro për një periudhë katër vjeçare dhe në të njëjtën kohë automjetet në dispozicion janë të reja, më të sigurta, ndotin më pak mjedisin dhe duke pasur një efiçencë më të lartë në konsum, kursejnë rreth 30% më shumë edhe në kostot e karburantit. Për më tepër, në raste defektesh, automjeti zëvendësohet menjëherë dhe kostot e riparimit apo zëvendësimit për shtetin shqiptar është zero.

Kosto e marrjes me qira (leasing) të 22 automjeteve është akoma më e ulët nëse krahasohet me koston e blerjes së 22 automjeteve të reja. Shtetit shqiptar do t’i kushtonte plotë 3,497,142 Euro blerja dhe mirëmbajtja për një periudhë katër vjeçare e 22 automjeteve të nevojshme për Kabinetin Qeveritar. Dukshëm, përmes marrjes me qira (leasing), kursehen plotë 379,765 Euro në vit, ose 1,519,062 Euro për një periudhë katër vjeçare,” sqaron qeveria.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143