Politika në Tiranë nuk duket e acaruar se përse vendi nuk po nis negociatat me BE-në. Duket se palët bien dakord se reforma në drejtësi do jetë çelësi kyç për këtë hap të rëndësishëm. Knut Fleckenstein duket optimist
Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Raporteri per Shqipërinë Knut Fleckenstein zgjodhi që në konferencën për shtyp të nënvizojë rëndësinë e realizimit të reformës në drejtësi.
Sipas përfaqësuesit te Parlamentit Europian, reforma në drejtësi ka rëndësi për të përmirësuar rezultatet në luftën kundër korrupsionit, por edhe klimën ndaj biznesit e për më tepër, është rruga e vetme për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Nëse qeveria dhe opozita do të miratojnë reformën në drejtësi në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, unë personalisht do të mbështesja hapjen e negociatave.”
Eurodeputeti është shprehur optimist edhe për arritjen e nje marrëveshje për dekriminalizimin, proces për të cilin ai negocioi një vit më parë së bashku me Eduard Kukan, e që u finalizua me kthimin e opozitës në Kuvend.
“Besoj se shumë shpejt kjo çështje do të finalizohet. Në rast se te gjithë përqendrohen tek përmbajtja, atëherë kompromisi mund të ndodhë edhe brenda këtij viti”.
Dhe duket se vizita në Tiranë i ka lënë përshtypje pozitive raporterit të Parlamentit Europian.
“Mesazhi im per koleget e mi në Parlamentin Europian, ne Komision dhe Këshill do të jetë se pavarësisht të gjithë përplasjeve mes qeverise dhe opozitës, pavarësisht vështirësive, unë vërtet kam përshtypjen se politikanet shqiptare duan vërtet të ecin përpara, duan te bëjnë reforma te suksesshme dhe që vendi të jetë gati për anëtarësim në BE dhe ne, nga ana jonë, duhet t’i mbështesim.”
Reforma në drejtësi është theksuar nga te gjithë përfaqësuesit e Brukselit si testi ky për hapjen e negociatave per anëtarësim dhe pritshmërite e qeverise jane qe vitin e ardhshëm kur reforma te ketë kaluar ne Parlament, Komisioni Europian te rekomandojë hapjen e tyre.
Ndërkohe kryetari i Komisionit te Reformës ne Drejtësi, Fatmir Xhafa nuk do të marre pjese ne mbledhjen e Komisionit te Venecias, ku do te shqyrtohet paketa e hartuar nga ekspertet shqiptare.
Në një letër të posaçme drejtuar këtij organizmi, Xhafa thote se e refuzoi ftesën me argumentin per të shmangur çdo lloj politizimi apo çdo insinuate qe do te përdorej per te cenuar vlerat, paanësinë dhe profesionalizmin e kesaj reforme. Fatmir Xhafa ishte i ftuar special ne seancën e Komisionit të Venecias, ku do të mbante edhe një fjalim.