Një pjesë e plazhit të Jalës befas është mbushur me flamuj të Partisë Socialiste këto ditë.
Shumë të pranishëm janë habitur nga ky fakt pa e ditur se çfarë po ndodh.
Në fakt, u mendua se kishte mbaruar fushata dhe se kishim rënë rehat nga flamuj e pankartat.
Por jo, një event i FRESSH do t’i mbledhë sërish militantët e rinj të PS-së, të cilët do të festojnë fitoren e zgjedhjeve lokale dhe jo vetëm.