Servet Pëllumbi del kundër Ben Blushit për çështjen e mandatit të kryetarit të PS.
Duke folur për Panoramën, ai thotë se prioritet nuk është mandati i kryetarit të PS.
“Mendoj se debati që po zhvillohej në asamble po zhvendoste prioritetet. Çështjen e mandatit të kryetarit nuk mund ta zgjidhte ajo asamble. Prioritet për ne sot është hapja e fushatës zgjedhore në mënyrë kapilare në të gjithë strukturat e partisë. Kam besimin se kongresi i janarit do të gjejë modalitete për t’i dhënë zgjidhje çështjes së mandatit të kryetarit”.
Pëllumbi thotë se në asamble ka transmetuar pakënaqësitë e socialistëve.
“Nga kontantet që kam pasur, kamë parë se janë të pakënaqur, të papunë dhe të pavlerësuar. Ka një lloj pakënaqësie të akumuluar brenda Partisë Socialiste ngaqë një pjesë e anëtarësisë së saj mendon se është lënë pas dore nga lidershipi”.