Kryetarja e komisionit parlamentar të Politikave të Jashtme Arta Dade hodhi akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke e cilësuar kriminel. “Berisha ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviçit”, – tha Dade, ndërsa i vijoi akuzat e saj edhe për raste të tjera që sipas saj e përfshijnë ish-kreun e qeverisë së djathtë edhe në masakrën e Srebrenicës. “Ministrat e PD-së kanë çuar fishekë në Ruanda. Berisha ka çuar edhe fishekë në Srebrenisë, atje ku është bërë masakra”, -tha Dade.
Reagimi i Dades erdhi pasi deputeti demokrat Aldo Bumçi gjatë gjithë mledhjes akuzoi kandidatët e mazhorancës për kryebashkiakë, duke i quajtur të inkriminuar. “Ne si Parti Demokratike mbështesim policinë, por dyshojmë se nuk ka vullnet politik, sepse ju mbroni njerëz kriminelë. Çfarë mesazhi i jepni policisë. Sa jemi të besueshem ne kur ambasadori i SHBA tha të mos kandidojmë njerëz të inkriminuar”, tha Bumçi.