Humbja në Bashkinë e Shkodrës ka sjellë edhe përplasje me deputetin e qarkut, Paulin Sterkaj, dhe një anëtari të partisë së majtë në Velipojë.
Burime brenda mbledhjes sqarojnë se anëtari socialist i degës së Velipojës, ka lëshuar kritika mbi mungesën e bashkëpunimit mes kreut të kësaj komune dhe vetë deputetëve, mungesë që, sipas tij, u reflektua edhe në rezultatin negativ që mori PS-ja për bashkinë më të madhe në veri.
Pas këtyre kritikave, fjalën e ka marrë deputeti i Shkodrës, Paulin Sterkaj, i cili me tone të ashpra ka kundërshtuar atë çka u tha nga parafolësi, ku i është drejtuar se “ti vetë ke votuar për Partinë Demokratike, prandaj mos fol kot”. Ka qenë kjo një përplasje gjatë kohës që të majtët diskutuan, edhe pse jo me analiza konkrete, rezultatet e nxjerra nga zgjedhjet e 21 qershorit./Shqip