Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Skandalet s’tundin ministrat: Rama nuk gjen as 3 gabime te vetja

$
0
0

ra,maaaaNë “Top Story” gazetari Skënder Minxhozi, e ka pyetur në fund Edi Ramën i cili i tha se qe kritiku më i madh i qeverisjes së tij, nëse ai mund të rendiste tre gabime gjatë këtyre dy vjetëve.

Por nëse për të parën kryeministri e kishte të gatshme përgjigjen: “duhet ta kisha bërë më shpejt reformën në energji”, për të dytën ai u desh të mendohej më gjatë.

“Nuk duhej të kishim shpërndarë legalizime në fushatë”,- tha ai. Por shpirti i lirë që pretendon të jetë kritiku më i madh i vetvetes nuk i bëri dot tre gabimet e tij në qeverisjen dy vjeçare.

Kryeministri Rama konfirmoi edhe një herë se nuk do të bëjë ndryshime në qeveri, pavarësisht akuzave që po bëhen për disa nga ministrat e tij, sin ë rastin kur ai u pyet nga gazetari Mustafa Nano, për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Sot ministrat kanë një mesazh shumë të qartë; nuk ka parti, shumicë dhe kryeministër që i mbron dhe i mban në Qeveri nëse përfshihen në një skandal dhe për të gjitha akuzat që u bëhen për ministrat kemi një strukturë që bën verifikime nga A-Zh dhe është në detyrën time në bazën e këtyre verifikimeve. Nëse do të ndodhë që një skandal i tillë është i vërtetë, do të jem unë i pari që do të çoj ministrin në prokurori”,- tha Rama.

“Beqaj ka goditur rrjete dhe lobe, ka prishur interesa të mëdha financiare dhe ashtu sikundër Saimir Tahiri, që është ministri që ka goditur më shumë interesa, ka prekur më shumë kallo, ka shqetësuar më shumë njerëzor, ka vetëm goditje ndaj tyre.

Çdo akuzues, çdo gazetë që akuzon, përpara se të pretendojë që kryeministri të marrë masë duhet të provojë argumentojë ato që publikojnë”, – tha Rama. I pyetur nëse do të bënte ndryshime ai tha se nuk ka arsye.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143