Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Rama gënjeu, nuk ka qenë në meshën e 4 nëntorit”

$
0
0

ramaNjë komentues i Mapo.al dukej se ishte më i qartë.

Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk ka qenë në meshën e parë katolike më 4 nëntor, por ka qenë më 11 nëntor, në meshën e madhe, madje thotë se e ka pasur në krah.

Edhe trajneri i njohur i boksit, shkodrani Zef Gjoni thotë se Rama nuk ka qenë më 4 nëntor.

Si dëshmitar i asaj dite, Gjoni thotë për Panoramën: “Më 4 nëntor Rama nuk ka qenë në varrezat e Rrmajit sepse për atë meshë nuk e ka ditur askush, pasi ka qenë pothuajse tërësisht rastësore. Unë nuk gënjej”.

“Ndoshta e ka ngatërruar. Ai më ka thënë mua se ka qenë më 11 nëntor kur është bërë mesha e madhe, por më 4 jo. Unë doja të thojë se me 4 nuk ke qenë, por nuk mund të flisja me të pas fjalës që mbajti”.

“Nuk kanë qenë 300 veta dhe nuk ka qenë as Edi Rama, se nuk ka pasur nga ta dijë sepse nuk e kemi ditur as ne vetë që do vijë Dom Simoni për t’u lutur e për të mbajtur meshë. Një ditë kur ta takoj, do t’i them Ramës që nuk ke qenë aty më 4 nëntor”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143