Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Nishani me eskortë në rrugë pedonale, kritika në rrjet

$
0
0

aksidentohet-eskorta-e-presidentit-nishani_hdKritika dhe komente fyese kanë vërshuar në rrjetet sociale kundër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, pas një shëtitje që ky i fundit ka bërë në parkun e Liqenit Artifiacial në Tiranë.

Kjo për shkakun se Presidenti Nishani ka hyrë në këtë park me eskortën e tij dhe me automjete, në një zonë e  cila është e përcaktuar si pedonale, ose për këmbësorë.

Në këtë rrugë ku njërëzit bëjnë sport dhe ecin me fëmijë, ose me biçikleta, ata befas kanë parë një autokolonë makinash policie që shoqronin “Mercedesin” e Kreut të shtetit.

Në çastin kur Presidenti Nishani ka kaluar me eskortën e tij mes qindra qytetarëve që shetisin sot, ditën e dielë, në parkun e Liqenit, shumë prej tyre kanë shkrepur edhe foto duke I hedhur në rrjetet sociale menjëhere dhe me komente aspak pozitive.

E gjitha bëhet për të shkuar me veturë nga vila e tij në Pallatin e Brigadave, tek varrezat britanike tek Kodra e Liqenit.

Ndërkohë që ambasadorët dhe të ftuarit e tjerë ecnin me këmbë, Nishani ecte me eskortën e tij të zhurmshme mes qytetarëve.

jari makina

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143