Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Tenderi për stresin që fitoi djali i Leskajt, reagon OSHEE

$
0
0

tenderi2OSHEE reagoi pas publikimit të disa dokumenteve të PD-së që tregojnë se tenderin 700 milionë lekë për trajtimin e stresit tek punonjësit e kompanisë shtetërore, e ka fituar djali i nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj. Sipas OSHEE, deklaratat e PD-së janë shpifje.

“Partia Demokratike vijon sulmet e saj skandaloze mbi OSHEE-në, duke shpifur papushim në përpjekjen e dëshpëruar me moton ‘shpif, shpif se diçka mbetet’.

Shpifja e radhës që u lëshua sot është e turpshme. OSHEE nuk ka lidhur ende një kontratë për trainimin e punonjësve, pasi procedura e parë dhe e dytë dështoi për mosplotësim të kritereve e për mangësi të ofertave.

Ndërkohë, trainimi i punonjësve të të gjitha niveleve të kompanisë, që përfshin 5.800 punonjës dhe 15.500 module trainimi është një domosdoshmëri në vazhdën e transformimit rrënjësor të shërbimit.

Por, Partia Demokratike ska asnjë shans ta kuptojë këtë përderisa e vetmja fushë ku kjo parti është e trainuar është fusha e shpifjes”,- thuhet në reagimin e OSHEE.

Sipas PD-së, në garë për tenderin djali i Leskajt ishte ofertuesi i vetëm, si provë se tenderi ka qenë i kurdisur. OSHEE nuk bëri asnjë koment në lidhje me fituesin.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143