Sot në media të ndryshme u përcoll lajmi se Komisari i Jugut për Partinë Socialiste, deputeti Koço Kokëdhima, ishte bojkotuar nga deputetët e “Rilindjes” gjatë turit të tij të radhës në Jug, ku atë e kishin pritur vetëm drejtorët e emëruar nga PS-ja në administratë.
Si për të dashur ta përgënjeshtrojë një lajm të tillë, Kokëdhima ka publikuar së fundmi disa fotografi në Facebook nga takimi “Në Vlorë, me drejtues dhe aktivistë të Partisë Socialiste të Rajonit Vlorë-Gjirokastër”.
Në fakt, bashkë me të bie në sy edhe prania e një deputeteje të ardhur Tirana.
Është fjala për Blerina Gjylametin.
Por pyetja që lind është: po deputetë e jugut ku janë?
Pse duhet të vijë nga Tirana Gjylameti, ndërkohë që deputetë të qarkut të Vlorës, si Fatmir Toçi, vetë Edi Rama e të tjerë i janë shmangur Kokëdhimës?