Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u ka nisur një shkresë gjithë gjykatave dhe dhomave të avokatisë në vend, ku i kërkon që çdo avokat i cili merr pjesë në një seancë gjyqësore si person që përfaqëson interesat e palëve të treta, duhet të vërtetojë para fillimit të seancës se është i pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit dhe është regjistruar në organet tatimore.
“Për të verifikuar përmbushjen e këtij kriteri ligjor, regjistrimi në organet tatimore duhet të vërtetohet përmes kopjes së ekstraktit historik dhe NIUS, dokumente këto që vërtetojnë se personi ushtron profesionin e lirë të avokatit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi të legjislacionit tatimor”,- thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur nga ministri Manjani./LAPSI.AL/