Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Droga, ‘Politico’ dhe ‘Rama si lideri më i parëndësishëm’

$
0
0

drogaKur Mapo Online publikoi e para një grafikë të faqes së lajmeve Politico, nuk e dinte se çfarë entuziazmi do të pasonte.

Politico, një media interesante në SHBA, kishte publikuar në versionin e tyre jo dhe aq të rëndësishëm europian, një matricë, ku rendiste vendet sipas rëndësisë që kanë në Bashkimin Europian.

Renditja bëhej duke krahasuar liderët dhe ambasadorët e çdo vendi.

Shqipëria ishte në vendin e fundit.

Ajo që pasoi ishte një shpërthim entuziazmi se Edi Rama është lideri më pak i rëndësishëm në Europë.

Entuziazmi kulmoi mëngjesin e së premtes, me një postim në FB nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Te dashur miq, liderin e vetshpallur rajonalo- global, Edvin Kristaq Ramen, revista prestigjioze e Brukselit “Politico”, ne renditjen qe u ben te gjithe liderve europian, rendit ne vend te pare Angela Merkel dhe vend te dyte David Cameron, kurse Edvin Kristaq Ramen e rendit ne vendin me te fundit, jo vetem te liderve te rajonit por te te gjithe Europes. Pra ne perputhje me kriteret e perdorura per kete klasifikim, Edi Rama rezulton lideri me i parendesishem dhe me i dobet i Europes, nen lideret e Malit te Zi dhe Maqedonise. Te dashur miq, kjo damkosje eshte vetem fillimi i zhveshjes cullak te nje sharlatani, qe per shkak te paranojes se tij u deklaron shqiptareve se ai ka gjithje te drejte, por qe tani eshte bere hajgare e Europes!” shkruan Berisha, teksa poston edhe foton e mësipërme të Edi Ramës.

Teksa përpiqet të theksojë se Politico është një revistë prestigjioze e Brukselit, Berisha nuk thotë se edhe në SHBA, gazeta shpërndan diku tek 40 mijë kopje falas.

Ironia në rrjetet sociale është e dukshme, teksa dikush shkruan se vende pune për lidera ka plot, por nuk ka profesionistë.

Por ajo që të bie në sy është përpjekja për të bërë fakt të kryer çdo gjë që thotë një i huaj, qoftë gazetar, ambasador apo politikan.

Edhe vetë gazetari që ka bërë grafikën thotë se ajo nuk është shkencë, por art.

Ai shton se kriza e refugjatëve ka një ndikim shumë të madh në renditjen e tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143