Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Tepelena, kryeqyteti i kanabisit- 6 herë më shumë se Lazarati në vitin 2013”

$
0
0

berishaNga Sali Berisha

 

Ministri i brendshem, Sajmir Shullazi regjistroi keto dite nje fitore historike.

Sipas te dhenave te mbledhura nga fotografimi ajror i territorit te Shqiperise nga njesite e antidroges te Policise Italiane, rezulton se jane jo 300 parcela kanabisi te pakorrura, por nga jugu ne veri te vendit jane mbi 700 te tilla, nga te cilat vetem ne rrethin e Tepelenes jane te pakorrura mbi 270 te tilla.

Keshtu mund te thuhet me siguri te plote se kete vit Tepelena, ne kujdesin e veçante te Sajmir Shullazit, eshte shnderruar ne megapolin e kanabisit te Europes. Siperfaqet e mbjella me droge ne Tepelene nga te dhenat paraprake te filmimit jane mbi 6 here siperfaqen e mbjelle ne vitin 2013 ne Lazarat.

Burime nga Tepelena njoftojne se ne kete rreth mbjellja eshte bere direkt nen proteksionin e Policise madje shkojne deri aty sa flitet haptas se eshte vendosur per çdo rrenje taksa e policit, qe sipas te njejtave burime eshte taksa e ministrit.

Ne te vertete, siç tregon filmimi i territorit, mbjellja e kanabisit tejkalon mbjelljen e misrit.

Fermeret jane inkurajuar kudo nga zyrtaret e kanabisit socialist si Koço Kokedhima, qe te mbjellin sa me shume bimen magjike.

Mediat e qeverise vrapuan sot te njoftojne se jane edhe 300 parcela kanabis te pakorrura ne te gjithe vendin.

E verteta eshte se jane se paku edhe dy here me shume.

Kjo eshte fitore historike e Edi Rames, sivllaut te tij Kokedhima, zedhenesit te Edi Rames per rendin, Sajmir Shullazit dhe kanabistve te tjere te Partise Siçiliste!!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143