Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Meta: Fitorja e bashkive të mëdha për meritë të LSI

$
0
0

meta dhe ramaKreu i LSI-së është shprehur nga Jala se fitorja e koalicionit të majtë në bashkitë e mëdha dhe veçanërisht të Tiranës, erdhi si pasojë e kontributit të LSI-së dhe LRI-së.

 

Ftohen edhe më tej marrëdhëniet mes dy aleatëve kryesorë të koalicionit të majtë, PS dhe LSI. Pas debatit të hapur mes përfaqësuesve të ulët të të dyja forcave për përgjegjësitë e humbjes së kandidatëve të së majtës në Pogradec dhe Mallakastër, pjesë e tij është bërë edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Nga Jala ku mori pjesë në kampingun e të rinjve të kësaj force politike dhe në prezencën ambasadorit të Austrisë në Tiranë, Thomas Schnöll, ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin dhe zëvendësambasadorit të Francës, Didier Guilbert, Meta ka deklaruar se fitorja e bashkive të mëdha nga e majta ka qenë më shumë për meritë të LSI-së dhe LRI-së.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur para qindra të rinjve që marrin pjesë në këtë kamping disaditor, Meta tha se LRI-ja dha një kontribut të rëndësishëm në fushatën e fundit zgjedhore, duke veçuar këtu Tiranën. “Rezultati më i shkëlqyer padyshim që u arrit në qytetet më të mëdha të Shqipërisë falë punës së LRI-së dhe sidomos në Tiranë ku padyshim LRI-ja ishte ajo që e drejtoi pothuajse të gjithë fushatën ashtu sikurse drejtoi edhe gjithë listën e kandidatëve tanë.

Dhe besoj që është një fakt i jashtëzakonshëm që nuk ndodh askund tjetër, vetëm në Lëvizjen Socialiste për Integrim, që nga 13 këshilltarët e zgjedhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, 9 të jenë të Lëvizjes Rinore për Integrim”, – tha Meta. Ai shtoi se shumica e votuesve të LSI-së i takojnë gjeneratës së re, ndaj dhe kjo force, sipas tij, i ka besuar shumë të rinjve në konkurimet në zgjedhjet e fundit.

“Ky rezultat është tërësisht e merituar, sepse shumica e votuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim i takojnë gjeneratës tuaj, gjeneratës më të re, por jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shkak sepse cilësitë dhe aftësitë tuaj dhe të përfaqësuesve tuaj kanën qenë dhe mbeten shumë të spikatura ashtu sikurse e tregoni vazhdimisht kudo në të gjitha debatet, në të gjitha eventet publike ku të rinjtë dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim dallojnë në mënyrë të veçantë për aftësitë e tyre, për argumentet e tyre, për bindjen e tyre, dhe natyrisht që në të gjithë këtë rrugëtim një ndikim të veçantë ka edhe Jala që zhvillohet për të shtatin vit radhazi”, – deklaroi kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, Meta u shpreh se Shqipëria është e të rinjve dhe kjo do të thotë një ndryshim i madh në politikë në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi do të vazhdojnë të jenë më të vështira. Deklaratat e Metës për kontributin e LSI-së në zgjedhjet e fundit vendore, vijnë në një kohë kur në media është folur për një ftohje të marrëdhënieve mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ku që pas zgjedhjeve vendore, drejtues të LSI-së nisur nga humbja e bashkisë Pogradec, aluduan për pazare të pista të përfaqësuesve socialistë me kundërshtarin demokrat.

Por duket se ajo që i ka hedhur benzinë zjarrit duket se ka qënë debati që ka hapur ditët e fundit ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi me kandidaten e LSI-së për këtë bashki, Diana Mile. Shkëmbi ka deklaruar për mediat se kjo bashki humbi për shkak të cilësive të kandidates së përzgjedhur, ndërsa Mile nga ana e saj akuzoi pikërisht Shkëmbin si pjesë e pazarit që solli dhe humbjen e saj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143