Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Punësimi: Shpërthen pakënaqësia e socialistëve ndaj Canit

$
0
0

shkelqim-cani-Partia Socialiste e qarkut Dibër ka zhvilluar dje takimin me strukturat e saj, nën drejtimin e koordinatorëve të PS-së, ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.

Në këtë takim morën pjesë dhe struktura të PS-së së bashkive Mat dhe Klos.

Pjesë e diskutimit ka qenë dhe bashkimi i votave mes LSI-së dhe PD-së në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Matit, të cilën kreu i PS-së së rrethit të Matit, Agron Malaj, e ka quajtur si shkarje të koalicionit.

Malaj është shprehur para dy koordinatorëve se disa institucione në Mat drejtohen ende nga militantët e PD-së, ndërkohë që LSI nuk ka zbatuar me ndershmëri marrëveshjen me PS-në.

“Në disa institucione vazhdojnë të drejtojnë militantë të paaftë dhe ekstremistë të PD-së. Po ashtu, ne socialistët u jemi përmbajtur me ndershmëri kushteve paraprake me LSI-në, ndërsa drejtuesit e saj në Mat nuk kanë bërë të njëjtën gjë”,- ka thënë Malaj.

Shqetësimit të kryetarit të PS-së Mat për mosmarrëveshjet PS-LSI nuk iu përgjigjën as Nikolla dhe as Cani, megjithëse këtë shqetësim e ngritën edhe shumë nga pjesëmarrësit në këtë takim politik.

Koordinatorja e PS-së për Dibrën, Lindita Nikolla, është shprehur gjatë takimit me strukturat se duhet të punojnë më shumë me qytetarët, pasi reformat e ndërmarra nga qeveria nuk po kuptohen siç duhet.

Ministrja e Arsimit ka kërkuar nga baza e socialistëve që të mos bëjnë vetëm zëdhënësin e problemeve, por të ndihmojnë në zgjidhjen e tyre.

“Takimet tona politike, nuk duhet të nisin dhe mbarojnë me punësimet. Në shumë raste reforma keqkuptohet. Disa e lidhin atë vetëm me punësimet e reja. Por ajo duhet konceptuar më gjerë. Ne duhet të jemi të interesuar sa u shërbejmë qytetarëve në sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe sektorë të tjerë. Ka shumë rëndësi që ne të mos bëhemi vetëm zëdhënës të problemeve, por të punojmë fort për zgjidhjen e tyre”,- u shpreh Nikolla.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143